Hana vallëzon nën ritmet e këngës "Dhelpër Dinake"

Hana vallëzon nën ritmet e këngës “Dhelpër Dinake”

Lajmi për ndarjen e çiftit të njohur Loredana dhe Mozzik javë më parë bëri bujë në mediat rozë.

Edhe pse janë ndarë Loredanën dhe Mozikun përveç vajzës së tyre i bashkon edhe muzika, shkruan rtv21.tv

Kënga më e re e Mozzikut “Dhelpër Dinake” duket se po i pëlqen edhe Loredanës, pasi që në rrjete sociale, reperja sot publikoi një video në të cilën shfaqet duke vallëzuar nën ritmin e kësaj kënge.

Në këtë video shihet edhe vajza e dyshes së njohur, Hana, e cila dukej e lumtur që dëgjonte zërin e babait dhe filloi të vallëzojë menjëherë.

Kujtojmë se, projekti muzikor “Dhelpër Dinake” i publikuar këtë muaj deri tani ka arritur mbi 20 milionë klikime në kanalin YouTube./21Media