Një projekt i veçantë

Një projekt i veçantë

Dy rep-artistët e mirënjohur të skenës, Loredana Zefi dhe Zuna publikuan këngën e re, “Du bist mein”, që në gjuhen shqipe do të thotë “Ti je e imja”. Projekti është punuar nga producentët Miksu dhe Macloud, transmeton 21Media

Ndonëse e mohuan se janë në lidhje dashurie, rep-artistja Loredana dhe reperi Zuna shihen gjithmonë bashkë. Rreth raportit të tyre është deklaruar Zuna. Ai në Instagram ka publikuar një fotografi me Loredanën, të realizuar në mbrëmjen kur ajo mori çmimin në “Swis Music Act”.

Reperi në gjuhën gjermane ka shkruar se mes dyshes ka raporte të mira dhe se ata vazhdojnë të punojnë për projekte të reja, duke e theksuar se dihet të ardhmes. Madje ai ka theksuar se Loredana është një nënë beqare dhe duhet pasur respekt për të./21Media