Ditë e veçantë për Loredanën

Ditë e veçantë për Loredanën

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot feston ditëlindjen e saj të 24, shkruan rtv21.tv

Urime për ditëlindje Loredana ka pranur menjëherë pas ores 00:00 ku nuk mungoi edhe një festë e organizuar nga shoqëria e saj.

Loredana njihet si një prej emrave të suksesshëm të estradës, e cila karrierën muzikore e ka filluar me shumë përkushtim.

Emri i saj bëri bujë në media jo vetëm për sukseset e saj por, edhe për disa skandale. Ajo në muajin maj të këtij viti është arrestuar nga autoritetet zvicerane, si e dyshuar për mashtrim për para.

Krahas këtyre, Loredana është e martuar me reperin kosovar, Mozzik me të cilin në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Çifti së bashku kanë bashkuar forcat edhe në punë, ata deri tani kanë sjellë tri porjekte të përbashkta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube.

“Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çfitit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe.

Loredana ditë më parë ka paralajmëruar bashkëpunimin e saj të rradhës me Meron, të cilin pritet ta publikoi më 6 shtator. /21Media