Reagimi i Mozzikut pas deklaratës së Loredanës

Reagimi i Mozzikut pas deklaratës së Loredanës

Rep-artisja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka folur për ndarjen me reperin e njohur, Mozzik. Artistja ka deklaruar se është e vështirë të tregohet se për çfarë është ndarë nga Mozziku, derisa tha që për të nuk ka pasur asnjë arsye për tu ndarë, shkruan rtv21.tv

“Ka qenë ma shumë problem se të dy kemi qenë shumë të stresuar, nuk jena kacafyt shumë, 80% të lidhjes e kena qu shumë mire. Mozi është një njeri që kom me respektu gjithë se është baba i fëmijës tim. Çika jem doket si Mozi e unë çikën tem e du mas shumti në botë, kështuqë edhe këtë njeri e du mas shumti në botë. Dhuratën ma t’madh e kom prej tij”, ka deklaruar Loredana në NIN, derisa ka shtuar se janë duke u munduar të qetësohen pas ndarjes dhe se ajo momentalisht është mirë.

Ndër të tjera, Loredana ka komentuar këngën ‘Dhelpër dinake’ të Mozzikut, e cila është komentuar që i është dedikuar asaj, ndonëse ishte mohuar nga reperi.

Ajo është shprehur se nuk i kanë pëlqyer femrat e zhveshura që kanë dalë në videoklip dhe se Mozzikut i ecë kënga edhe nëse, sipas saj, del edhe vetëm në videoklip.

“Më pelqen, edhe pse sjom kane dakord që i ka shti 10 femna se nuk m’ka pëlqy. Mozi nuk ka nevojë per femra desh, Mozi është muzikant shumë i fortë edhe është shumë i talentum që edhe veç vetë me dal në videoklip kanga i dhez. Nuk ka djalë që e respektoj ma shumë për muzikën që bën, e disha që pak e ka pasë edhe për mu, ama kanga është shumë e mirë, nëse më pelqen kanga e postoj, a jom bashke a s’jom bashkë… Pasha Zotin nuk e kom inatin, çkado që është mes neve e ndaj biznesin me privatësinë.”, ka shtuar Loredana.

Ndërsa, pas deklaratave të ish-partneres së tij, ka reaguar Mozzik, i cili ka fajësuar Loredanën për gënjeshtra dhe se po e përdor vajzën e tij për tu viktimizuar.

Reperi përmes një shkrimi të gjatë, të publikuar në instastory ka theksuar se Loredana dhe familja e saj e dinë se pse ai është larguar nga reperja dhe se nuk ishin ato gjërat që ajo i ka cekur në intervistën e fundit.

“Rrafsh 3 vite gati isha për ty në të mire e në të keq.. dhe do isha ende po të mos e bëje bërllog ti!”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik.

Ai ka shtuar se Loredana do të mbetet nëna e vajzës së tij, të cilës i ka uruar çdo të mirë në jetë. Ai në fund ka shtuar se është hera e fundit që do të merret me këtë temë.

Kujtojmë që, Mozzik dhe Loredana kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe.

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër të vajzës Hana në dhjetor të vitit 2018./21Media