Lori me shumë befasi

Lori me shumë befasi

Kohëve të fundit, emri i rep-artistes së mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi, u lakua shumë në media. U përfol për zbehje të raporteve në çiftin e mirënjohur të estradës, megjithatë as njëri as tjetri nuk pranuan e as mohuan diçka të tillë. Thashethemet nuk po i pengojnë ata të vazhdojnë së punuari në projekte të reja, shkruan rtv21.tv

Artistja Loredana përmes një storie njoftoi se është në përgatitje të albumit të ri dhe një nga këngët e albumit është dedikim për personin më të dashur për të, vajzën e saj, Hanën.

Pjesë e albumit do të jenë edhe bashkëpunimet me partnerin e saj, reperin Mozzik, “Eiskalt dhe “Nicht Allein”.

Edhe bashkëpunimi me Meron, “Kein Plan”, që u publikua para disa ditësh do të jetë pjesë e albumit. Ky projekt numëron mbi 7 milionë klikime./21Media