Publikohet imazhi pas aterimit

Publikohet imazhi pas aterimit

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi është rikthyer në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës. “Të dua Zvicër”, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar, përcjell rtv21.tv

Loredana u bë akter kryesor i mediave zvicerane dhe atyre shqiptare në lidhje me një skandal të publikuar nga portali zviceran “20 min”, ku akuzohet si e dyshuar për marrjen e 700.000 frangave nga një çift zviceran. Në lidhje me këto akuza, Loredana mbajti edhe një konferencë për media në Prishtinë, ku tha që paratë nuk janë marrë me dhunë e me mashtrime.

Krahas kësaj konference, arsyeja tjetër pse Loredana ishte në Kosovë janë edhe xhirimet e klipi të këngës më të re të saj që pritet të publikohet së shpejti.

“Romeo & Juliet” është projekti i fundit muzikor i Loredanës që është në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, reperin e njohur, Mozzik. Kënga është publikuar më 31 janar dhe deri më tani numëron mbi 44 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media