Loredana publikoi fotografi me Ronaldon

Loredana publikoi fotografi me Ronaldon

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi në muajin nëntor u takua me superyllin Cristiano Ronaldo. Ata u takuan në ceremoninë e  MTV EMA, madje dyshja kishin realizuar edhe një fotografi.

Këtë fotografi Loredna e ka rishpërndarë edhe sot në Instagram.

Kujtojmë se, Loredana në ngjarjen e madhe, “MTV Europe Music Awards 2019” ishte e nominuar për çmimin “Best Swiss Act” ku edhe është shpallur fituese në këtë kategori.

“Angst”, titullohet projekti i fundit i Loredanës të cilin e publikoi në fillim të këtij muaji. Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me komentet e emrit të saj në media që bëhen çdo ditë. Në Youtube deri tani kjo këngë ka mbledhur mbi 13 milionë klikime. /21Media