Getinjo e ka falënderuar atë publikisht

Getinjo e ka falënderuar atë publikisht

Në familjen e dy reperëve të njohur, Mozzik dhe Getinjo sot ka festë pasi që ky i fundit feston ditëlindjen e 28-të.

Getinjo ka pranuar urime nga fansat dhe familjarët e tij, përveç urimeve reperi ka pranuar edhe një dhuratë të veçantë nga kunata e tiij Loredana.

Me këtë rast ai e ka falënderuar publikisht nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory. Bëhet fjalë për një Tortë të mbushur me dredhëza.

“Faleminderit shumë kunatë. Zoti të rujt ty dhe familjen gjithmonë”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

Gjatë ditës së sotme, nuk ka munguar edhe një urim special nga vëllai i tij, Mozzik, i cili ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

Getinjo është njëri prej reperëve më të suksesshëm, i cili karrierën e ka filluar shumë herët dhe deri më tani kanë sjell një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur.

Kënga e fundit e Getinjos titullohet është “Selfmade”, të cilën e ka publikuar në muajin prill. Ndërsa, reperi ferizajas paralajmëroi një projekt të ri muzikor, që sipas tij do të publikohet së shpejti./21Media