Loredana ka gati bashkëpunimin e radhës

Loredana ka gati bashkëpunimin e radhës

Pas suksesit të këngës “Eiskalt”, që e solli në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik, rep-artistja e mirënjohur, Loredana Zefi, paralajmëroi bashkëpunimin e radhës. Përmes një fotografie në Instagram, artistja njoftoi se po sjellë një bashkëpunim, por duke mos treguar se me kë, shkruan rtv21.tv

“Loredana në bashkëpunim me????”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Në këtë fotografi këngëtarja e mirënjohur, Kida, ia la këtë koment: “Wuh🔥😍”.

Ndryshe, projekti paraprak “Eiskalt” numëron mbi 15 milionë klikime./21Media