A do të divorcohet Loredana nga Mozzik

A do të divorcohet Loredana nga Mozzik

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj, shkruan rtv21.tv.

Pas publikimit të fotos ”Më shumë para më shumë probleme”, e cila ka rrëmbyer shumë vëmendje nga ndejkësit, ajo publikoi prapë një foto e cila i vë në dyshim ndjekësit e saj.

Ne po martohemi” ka shkruar ajo në foton e saj të postuar në Instagram me aktoren gjermane Bonnie Strange. A do të ketë ndonjë projekt të ri nga rep-artistja shqiptare apo është ndonjë paralajmërim për bashkëshortin e saj, Mozzik, mbetet të shihet.

Kohëve të fundit për çiftin ka pasur dyshime për prishje të raporteve, mirëpo ata nuk e kanë pohuar as mohuar këtë. Turneu i çiftit “Bonnie & Clyde”, do të mbahet në mars të vitit 2020.

Ndryshe, projekti i fundit i rep-artistes Loredana është “Kein Plan” me reperin me prejardhje nga Turqia, Mero-n. Kënga vetëm për disa ditë ka arritur mbi 7 milionë klikime në Youtube./21Media