Loredana Zefi: Në jemi këtu për shkak që jam t'u e xhiru një spot

Loredana Zefi: Në jemi këtu për shkak që jam t’u e xhiru një spot

Reperja e njohur Loredana Zefi sot në një konferencë për media është sqaruar rreth rastit, i cili bëri bujë në media, ku dyshohet se ajo kishte mashtruar një çift zviceran dhe i kishte marrë para.

Por, Zefi tha se këto para nuk janë marrë me dhunë e me mashtrime, përcjell rtv21.tv.

“Sendi që unë kam ardhë këtu me ju deklaru juve edhe me ju kallxu juve që paret nuk janë marrë me dhunë, paret nuk janë marrë me kërcënime dhe paret nuk janë marrë me mashtrime. Pala tjetër e ka pranu edhe e ka bërë me plot dëshirën e saj”, tha ndër tjerash Loredana Zefi.

Ajo po ashtu ka treguar se ky rast ka filluar në vitin 2016, por që sipas saj ka ekzistuar mundësia që rasti të mbyllet në vitin 2018.

“E dyta ky sen ka fillu 2016, unë nuk kam qenë e involume dhe nuk kam ditë kurgjo për këtë rast, 2018 këto pjesë të anëtarëve të familjes Zefi më kanë tregu që 2018 është mundësia me e mbyllë këtë post, nuk e di çka kanë bo këta persona në mes të vetit, po në 2018 ku unë kam marrë vesh për këtë rast, jam kanë në gjendje me i ndihmu familja është mbi të gjitha, nuk më intereson mediat nuk më intereson muzika kur është puna për familjen me dmth që unë edhe pse nëpër media kam dalë po kjo është familja jem dhe unë jam e kënaq dhe gjithmonë kam me qenë lojale mas familjes në kohë të mira dhe të vështira, unë jam rrit me një familje shumë të madhe I kam 7 vëllazën dhe dy motra, po baba jem na ka mësu që kurgjo nuk është ma e shtrenjtë se familja, ju mundeni me qenë me mu dhe mundeni me qenë jo me mu”, tha Zefi.

Po ashtu ajo tregoi se në Kosovë erdhi për të xhiruar një videoklip.

“Pika e parë është unë jam këtu për shkak që jam te xhiru një spot, është planifiku shumë ma herët për shkak se nuk kemi shqetësime ose arsye për me shty këtë spot.”, tha reperja.

Sipas saj disa gjëra janë ndryshuar në media por ajo u shpreh se në të ardhmen do të sqarohen./21Media