Çifti i përfolur i showbiz-it vendor

Çifti i përfolur i showbiz-it vendor

Ish-çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Mozzik dhe Loredana ka disa javë që kanë ndarë rrugët.

Edhe pse ditë më parë, veprimet e çiftit kanë lënë vend të kuptohet se mund të ketë ndonjë pajtim nga ana e tyre mirëpo siç po duket ende nuk kemi ndonjë të re.

Loredana mbrëmë ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, shkruan rtv21.tv.

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde tani, vetëm kujto se tani dikush është duke u takuar me ish-in tënd dhe po mendon se është i veçantë”, ka shkruar këngëtarja.

Nuk dihet se për kë e ka pasur Loredana këtë tekst por kjo lë të nënkuptohet se ia ka dedikuar babait të vajzës së saj, Mozzik.

Loredana tregoi për ndarjen e tyre përmes një postimi në Instagram.

Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, kishte shkruar ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.
Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës Hanës. Ndërsa sa i përket skenës muzikore Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media