Shfaqet pa grim

Shfaqet pa grim

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it, shkruan rtv21.tv

Loredana është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Sot reperja ka ndarë me ndjekësit një foto nga shtrati, teksa shfaqet pa grim.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Loredana krahas fotos.

Ndryshe, Loredana Zefi në muajin maj zuri vend në mediat zvicerane si dhe ato kosovare, për shkak të akuzave të një çifti zviceran. Çifti zviceran e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatje parash, por krahas gjithë këtyre ajo nuk u ndal.

Së fundmi Loredana publikoi albumin e ri me titull “King Lori”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku./21Media