Çifti i përfolur i showbiz-it vendor

Çifti i përfolur i showbiz-it vendor

Janë bërë disa javë që kur çifti i njohur Loredana dhe Mozzik kanë deklaruar se lidhja e tyre ka përfunduar. Por veprimet e artistëve që nga këto deklarata na bëjnë të dyshojmë se ka qenë vetëm krizë momentale në lidhjen e tyre dhe se ata kanë ‘kurdisur’ gjithçka.

Sot Loredana ka publikuar një video ku ajo këndon këngën e re të Mozzik “Dhelpër Dinake”. Adhuruesit e artistëve që nga publikimi i këngës kanë aluduar se ajo i është kushtuar pikërisht Loredanës, shkruan rtv21.tv

Por, jo vetëm fansat mendojnë ashtu. Loredana po ashtu e ka pranuar se “ajo është një dhelpër”. Këtë e ka pranuar në një koment që ajo e ka kthyer për fansat e saj dy ditë më parë.

Veprimet e ish-çiftit po përfolen shumë nga fansat e tyre. Nuk duhet harruar edhe postimi i Loredanës, një varëse me shkronjën H, kuptimi i së cilës është Hana, vajza e çiftit, dhe shkronjën M, Mozzik. Postimi është fshirë menjëherë, por prapë reperja ka postuar një selfie ku në qafë mbante të njëjtën varëse.

Loredana tregoi për ndarjen e tyre përmes një postimi në Instagram. “Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, kishte shkruar ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.

Ndryshe, “Dhelpër Dinake” ka arritur të klikohet mbi 3.8 milionë herë për 4 ditë që nga publikimi i videoklipit në kanalin YouTube./21Media