Artistja publikon projektin e ri

Artistja publikon projektin e ri

Loredana Zefi ka publikuar këngën e saj më të re, e cila titullohet “Million Dollar Smile”.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në Youtube.

Kënga është në gjuhën gjermane, ndërsa në videoklip shihet edhe i dashuri i Loredanes, reperi i njohur shqiptar, Mozzik.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes ishte “Bonnie & Clyde” në bashkëpunim me Mozzik, e cila ishte publikuar në shtator të këtij viti. Ky ishte bashkëpunimi i parë i çiftit dhe kënga deri më tani numëron mbi 30 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media