Lori në bashkëpunim me artistin e njohur

Lori në bashkëpunim me artistin e njohur

Këngëtarja e njohur, Loreta Kaçka e njohur si Lori vitin 2020 duket se e ka filluar duke punuar për projekte të reja.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lori përmes një postimi në Instagram, ku tregoiu se këtë herë ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me artistin e njohur, Irkenc Hyken.

“Shumë e lumtur për super projektin e ri që po vjen. E ke shkri lal, je i papam fare”, ka shkruar Lori mbi fotografinë e përbashkët me Irkencin.

“Mjerë dashnia” mban titullin kënga e fundit e Lorit me të cilën mori pjesë në disa xhirime të vitit të ri 2020. /21Media