Lori publikon baladën “Nuk e di pse m’kjahet”

Lori publikon baladën “Nuk e di pse m’kjahet”

Këngëtarja e mirënjohur, Loreta Kaçka- Lori ka lasuar edhe një projekt të ri muzikor të titulluar “Nuk e di pse m’kjahet”.

Tekstin e këngës e ka shkruar Aida Baraku, muzikën e ka punuar Armend Rexhepagiqi, kurse orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Kënga e zhanrit baladë është shoqëruar me një videoklip të veçantë, ku Lori duket mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë të kombinuar me një kurorë të bukur.

“Një këngë shumë e bukur dhe e dhimbshme për kanagjegj”, ka shkruar Lori në Instagram për projektin e saj të ri.

Ndryshe, këngët që ajo lansoi së fundmi janë “Kalleni shoqnia”,  “Sot po martohemi” dhe Nusja jonë e mira”, të cilat sigurisht se do t’i këndojë dasma e evente të ndryshme familjare që do të performojë këtë verë./21Media