Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. 25-vjeçarja të premten doli kampione në kategorinë deri 78 kilogramë.
Për xhudistët kosovarë është medalja e tretë e artë në Lojërat Mesdhetare dhe e pesta gjithsej. Medalje të arta kanë fituar edhe Distria Krasniqi e Laura Fazliu, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova fituan medalje të bronzta. Të bronztë fitoi edhe boksieri Shpejtim Bajoku./21Media

Back to top button