Loriana mposhtet nga italiania Stangherlin

Loriana mposhtet nga italiania Stangherlin

Xhudistja, Loriana Kuka, nuk arriti të vazhdoj traditën e medaljeve të arit, të fituara nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Garuesja jonë e re u mposht në finale nga italiania, Giorgia Stangherlin, në kategorinë -78 kilogramë.

Me tri të arta dhe një të argjendtë, xhudo e mbyll suksesshëm misionin në Tarragona të Spanjës.

Kosova në këto gara në Spanjë ka fituar tri medalie të arta që ua sollen: Akil Gjakova, Distria Krasniqi e Nora Gjakova./ 21Media

Akil Gjakova i artë, e treta medalje në Terragona 2018