Në çerekfinale ndeshet me Ilona Lucassen

Në çerekfinale ndeshet me Ilona Lucassen

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të garës Grand Prix e cila po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kuka arriti ta mposhtë xhudistën iraniane, Rani Rani në raundin e dytë dhe tanimë kjo fitore e ka kualifikuar në çerekfinale.

Aty xhudistja kosovare do të ndeshet me xhudistën holandeze, Ilona Lucassen.

Kujtojmë që Nora Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë në këtë Grand Prix që po mbahet në Gjerogji.