Në çerekfinale Kuka përballet me Natalie Powell të Britanisë së Madhe

Në çerekfinale Kuka përballet me Natalie Powell të Britanisë së Madhe

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Kuka deri më tani ka arritur t’i fitojë dy përballje në kategorinë -78 kg. Loriana mposhti Nodira Yuldasheva (Uzbekistan) dhe Fei Chen (Kinë).

Në çerekfinale përballet me Natalie Powell të Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se, xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.