Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale, Shpat Zekaj kërkon medaljen me anë të repesazhit

Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Nurcan Yilmaz të Turqisë, kategoria -78 kg në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” Rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Në anën tjetër Shpati Zekaj nuk arriti të kalojë nënkampionin e botës për vitin e kaluar, Aleksandar Kukolj të Serbisë, mirëpo ai rrugën drejt medaljes së bronztë do ta vazhdojë përmes repasazhit.
Shpat Zekaj e nis pozitivisht garën me një fitore në shënim të artë.
Xhudisti ynë mundi italianin, Enrico Bergamelli, kategoria deri në 100 kilogramë./21Media 

Back to top button