Kuka u mund nga Madelin Malonga

Kuka u mund nga Madelin Malonga

Xhudistja Loriana Kuka, nuk ka pasur fat për tu stolisur me medaljen e bronztë, në Grand Slemin e Abu Dabit, në katergorinë nën 78 kilogram. Kuka ka humbur betejën me francezen Madelin Malonga.

Loriana Kuka në këtë garë  ka mposhtur uzbekistanen, Nodira, kinezen Feo Çen me IPPON dhe britaniken Natalia Povell. Ndërsa, ka humbur nga sllovenja, Apotekar Kllara dhe francezja, Malonga.

Në këtë Grand Slem përveç Loriana Kukës, Kosovën e përfaqësuan Majlinda Kelmendi, e cila u stolis me medaljen e artë, si dhe Nora dhe Akil Gjakova të cilët u eliminuan në rrethin e tretë. /21Media