Kuka u mposht nga Natalie Powell

Kuka u mposht nga Natalie Powell

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka u mposht në gjysmëfinale nga Klara Apotekar.

Kuka fitoi tri përballje në kategorinë -78 kg. Loriana mposhti Nodira Yuldasheva (Uzbekistan) dhe Fei Chen (Kinë). Por, u ndal në gjysëmfinale dhe tani do të garojë për vendin e tretë.

Kujtojmë se, xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në “Grand Prix të Tbilisi” kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoi edhe dy medalje të argjenda në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech./21Media