Orges Arifit i ndalet

Orges Arifit i ndalet

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka aprovuar sot kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’ia ngritur bursën Olimpike xhudistes, Loriana Kuka.

Paraqitjet e mira gjatë vitit 2019 të xhudistes kanë bërë që të ardhurat e saj nga 150 dollarë të ngriten në 500 dollarë.

Loriana gjatë këtij viti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokyo 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Me propozimin e KOK-ut, SO i IOC i ka ndalur bursën Olimpike karateistit Orges Arifi, i cili ka vendosur të garojë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Ndryshe, Bursa Olimpike Tokio 2020 marrin 18 sportistë./21Media