Kuka u mposht nga portugezja Patricia Sampaio

Kuka u mposht nga portugezja Patricia Sampaio

Loriaka Kuka ka mbetur pa medalje nga turneu i xhudos, Grand Prix, pas dy humbjeve radhazi në Budapest.

Kuka humbi në përballejn për medalje të artë pasi u mund në çerekfinale nga kubania, Karen Stevenson, dhe më pas humbi edhe rastin për medalje të bronztë ku u mposht nga portugezja Patricia Sampaio në kategorinë -78 kilogramë.

Xhudistja kosovare me një fitore dhe dy humbje në Kosovë nga Budapesti do të kthehet pa medalje.

Por, Kosova nga Hungaria nuk kthehet duarthatë, pasi të premten Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi  fituan medalje të argjendtë kurse, që Akil Gjakova e rrëmbeu të artën të shtunën, në kategoritë e tyre përkatëse.

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka nuk ia dolën kësaj radhe. /21Media