Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten sllovene

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten sllovene

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e katërt Kosovës nga Lojërat Mesdhetare ”Tarragona 2018”.

Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.

Ndërkohë, xhudistja Kuka në gjysmëfinale mposhti sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg.

Finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00.

Kosova në këto gara në Spanjë ka fituar tri medalie të arta që ua sollen: Akil Gjakova, Distria Krasniqi e Nora Gjakova./ 21Media