Loriku dhe Monika në pritje të fëmijës së dytë

Loriku dhe Monika në pritje të fëmijës së dytë

Kapiteni legjendar i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika Ercoli Cana po bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e kumtuan përmes një storie në Instagram, ku bukuroshja shfaqet me barkun e fryrë, ndërsa ai po e përqafonte, teksa dukej shumë i lumtur, transmeton rtv21.tv

Loriku dhe Monika janë martuar në qershor të vitit 2014. Ata kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e lashtë ilir, Boiken.

Në shumë intervista, Loriku ka folur për familjen e tij, e padyshim që ka ndarë detaje edhe se si është njoftuar me bashkëshorten e tij, Monikën. Çifti janë njoftuar në një lokal të Romës në vitin 2011, kur Loriku ka filluar karrierën te Lazio. Ata gëzojnë jetë të lumtur familjare./21Media