E pazakonshme!

E pazakonshme!

Mjekët po e hulumtojmë rastin e çuditshëm të një gruaja e cila derdh ‘lot kristali’. Satenik Kazaryan, 22-vjeçare, nga fshati Spandaryan i Armenisë, derdh deri në 50 lot në ditë – dhe thotë se gjendja e saj është agoni dhe ia ka bërë jetën ‘ferr’.

Ajo tha se u kontrollua nga mjekët, të cilët menduan se mos i ka depërtuar pluhuri në sy.

“Më dhemb. Isha te okulisti dhe disa kristale m’i nxorën nga sytë e mi. Tani jeta ime është shndërruar në ferr”, tha ajo, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Duket se barnat në fillim i ndihmuan asaj, por tani lotët po i rrjedhin edhe më shpesh.

“Mjekët u shokuan. Ata nuk kanë pasur këso rasti më herët dhe nuk dinin si ta trajtonin. Madje, as nuk e kanë diagnostifikuar”, tha ajo.

E afërmja e saj, Svetlana Avagyan tha se kur ia larguan kristalin e parë, menduan se mos i ka mbetur ndonjë copë xhami gjatë punës. Por, sipas saj dhimbja nuk iu ndal dhe edhe më shumë kristale dolën nga syri i saj, pastaj e dërguan te mjeku.

“Në fillim ata nuk na besuan – askush nuk kishte parë diçka të tillë”, tha Svetlana.

Vjehrra e saj, Zemfira Mikaelyan, pohon se në fillim mjekët nuk i besuan, por më vonë u kuptua se lotët e kristalit janë natyralë.

Specialistët i dërguan kristalet për analizë, por nuk ka ndonjë diagnozë. Ata thanë ta dërgojnë atë për diagnostifikim dhe trajtim jashtë, por sipas raporteve, familja e saj është e varfër dhe punojnë si fermerë.

Ajo u martua në moshën 15-vjeçare.

Nga Ministria e Shëndetësisë po thonë se rasti po studiohet.

Okulistja ruse, Tatyana Shilova, i tha REN TV, se kjo gjendje e saj është e pazakonshme, por jo unike.

“Kjo patologji ndodh rrallë, prandaj mjekët hasin në vështirësi për të identifikuar shkaqet”, tha ajo.

Në këso situata – sëmundje gjenetike ose inflamatore të syrit, por edhe të trupit në tërësi – mund të ndryshojnë përbërjen e lotëve.

Ajo tha se lotët e kristalit mund të jenë edhe shenjë e problemeve të tjera./21Media