Poezi e shkruar nga Vaso Dushi

Poezi e shkruar nga Vaso Dushi

Mbi ty binte trishtimi,
Si hije pak nga pak,
Të humbte dhe vështrimi,
Larg,me vite larg..!

Shikoje ti një jetë,
Të ndryshme,dhe me gaz
Porsi një det të qetë,
Pa erë,e pa tallaz!

Shikoje një mëngjes,
Si ar,dielli ndrinte
Të ngjallte ty,një shpresë
Dhe paqe ty të binte!

Dhe netët pambarim,
Pa ankthe,e pa brenga
Kur thoshe me gëzim:
“e bukur jeta qenka!”

…Një çast ti u përmende,
Dhe sytë,tu kthjelluan,
Dhe mbi fytyrën tënde,
Dy lotë përposh shkuan!

“Do që të dish,ç’bëj unë-
Më the-që sapo zgjohem?
Qaj e qaj,me lotët lumë.
Nga shtrati,pastaj çohem!”./21Media