LS Foundation ua bënë më të lehtë disa fëmijëve fillimin e vitit shkollor

LS Foundation ua bënë më të lehtë disa fëmijëve fillimin e vitit shkollor

Edhe pak ditë fillon viti i ri shkollor dhe me këtë rast LS Foundation do t’i dhurojë 50 çanta me pajisje elementare të shkollës për fëmijët në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur disenjatorja e njohur, Lia Stublla në një postim në Instagram, shkruan rtv21.tv

Këto 50 çanta me paisje elementare të shkollës janë sasi e vogël në krahasim me nevojën që është në vendin tonë“, ka shkruar Lia.

Disenjatorja e njohur shpreson se kësaj ideje t’i bashkohen edhe shumë njerëz tjerë, kështu duke e bërë të mundur  qe çdo fëmijë në nevojë ta ketë më të lehtë fillimin e vitit shkollor. /21Media