“LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë”

Sipas VMRO-DPMNE ata kanë frikë nga debati

VMRO-DPMNE konsideron se LSDM nuk ka arritur në tentimin për puç, nuk ka arritur me shkeljen e rregullores për punë të Kuvendit, ligjit dhe Kushtetutës, të zgjedhë kryetar të Kuvendit.

“LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë që nëpër derë të vogël ta fusë platfornën e Tiranës. LSDM megjithatë nuk heq dorë nga qëllimi i tillë i vet, të formojnë qeveri sipas vullnetit të Ramës. LSDM që ta shpëtojë kreun e saj kriminel të mos shkojë në burg e futi tërë shtetin në një ambis politik”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia theksojnë se LSDM dëshiron të zgjedhë kryetar tirane në Kuvend dhe sa më shpejt të vendosë dygjuhësi në Maqedoni, uniformë dygjuhësore dhe monedha./21Media

Back to top button