Reagim pas letrës së Kryemadhit

Reagim pas letrës së Kryemadhit

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të qartë edhe njëherë se zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, ishte plotësisht e ligjshme.

Në një status në Facebook, selia diplomatike risjell në vëmendje qëndrimin e ambasadorit Donald Lu.

“Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA-ve mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit”, ka shkruar Ambasada.

Reagimi vjen vetëm një ditë pasi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i dërgoi një letër diplomatit amerikan, ku i ankohej se Edi Rama po tentonte të kapte drejtësinë.

PD dhe LSI kërkojnë amendimin e kushtetutës dhe ligjit te prokurorisë, për largimin e Arta Markut dhe zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm me veting dhe me 84 vota.