Komisioni i Pavarur për Media me një kryeshef të ri

Komisioni i Pavarur për Media me një kryeshef të ri

Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2019, me votim unanim nga të gjithë anëtarët dhe në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44, e ka emëruar Luan Latifi Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media.

Vendimi për emërimin e Latifit për Kryeshef Ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim.