Luan Rama: Më shumë se 100 mijë vota vetëm në Tiranë

Rama deklaroi se LSI-ja ka mbi 100 000 vota vetëm në qytetin e Tiranës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një dalje për mediat deklaroi se LSI-ja ka mbi 100 000 vota vetëm në qytetin e Tiranës.

“Nga komunikimi me të gjitha grupet tona të vëzhgimit, vetëm në qytetin e Tiranës, numri i votuesve pro LSI-së kalon mbi 100 000 mijë. Në Qarkun e Tiranës, rezultati i LSI-së është 5 herë më i lartë sesa zgjedhjet e vitit 2013”, tha Luan Rama. “Përgënjeshtroj çdo përpjekje për të manipuluar opinionin me sondazhe dhe exit poll-e të parafabrikuara. Rilindja shkon në opozitë”, shtoi nënkryetari i LSI-së.

Back to top button