Luana falënderon Kosovën

Luana falënderon Kosovën

Në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i së martes kanë dalë gjithë qytetarët e Kosovës, për çka morën falënderime të shumta nga Shqipëria.

Një falënderim të tillë për Kosovën e bëri edhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, shkruarn rtv21.tv

Përmes një postimi në Instagram, Luana ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një gjak.

“Faleminderit Kosovë. Jemi një gjak”, ka shkruar Luana.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e marte, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Deri tani nga ky tërmet të vdekur kanë mbetur 51 persona. /21Media