"Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të vij në ndihmë..."

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të vij në ndihmë…”

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca e cila tash e një kohë është pjesë edhe e skenës muzikore, ka treguar për dëshirën e madhe që nuk e ka realizuar ende.

 “Nuk është se nuk e kam në mend, e di saktësisht çfarë nuk kam realizuar ende. Dyshimi i vetëm është a duhet ta them në kamera apo jo, sepse zakonisht kam qejf t’i bëj gjërat dhe veprat të flasin vetë, se sa t’i them dhe ndoshta nuk e realizoj dot. Megjithatë po punoj fort drejt kësaj gjëje. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të vij në ndihmë të fëmijëve në nevojë, duke qenë se jam rritur vetë pa baba, kështu që dua shumë që një ditë të ndihmoj fëmijët në nevojë”, ka thënë Luana në emisionin e saj “Shiko kush luan”.

Ndryshe, “Ti Amo” është projekti i fundit muzikor nga Luana Vjollca. Kënga është publikuar më 2 shtator dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media