Luana publikoi këngën e re

Luana publikoi këngën e re

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen e 28-të. Në këtë datë të veçantë për të, bukuroshja ka sjellë këngën e saj më të re, me titull “Ti Amo”.

Për tekstin u përkujdes Rrzon Music, ndërsa për vizuelizimin u përkujdes XL Films. Në videoklip artistja e mirënjohur shfaqet shumë tërheqëse, transmeton rtv21.tv

“Here’s my birthday gift to you #TiAmo 😍. ONE SHOOT MUSIC VIDEO (e xhiruar nga fillimi ne fund pa ndalese kamere, pa montazh)”, shkroi ajo krahas videos.

Luana Vjollca është e njohur si moderatore dhe si këngëtare. Syri i publikut e kapi fillimisht në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” dhe do t’i rikthehej edhe muzikës, pasionit të hershëm./21Media