Elvana ka bërë kuriozë fansat

Elvana ka bërë kuriozë fansat

Këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata kohëve të fundit ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat e saj, shkruan rtv21.tv

“Mike” është kënga e fundit që Elvana ka sjellë në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu, pas suksesit të këngës “Ku vajti” e cila ishte solo dhe deri tani numëron mbi 14 milionë klikime në Youtube.

Elvana është shumë e ndjekur edhe  në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Një postim i fundit që Elvana ka bërë në InstaStory i ka bërë kuriozë fansat e saj.

Ajo e ka uruar në mënyrë të veçantë një person, mirëpo nuk ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

“Luanët janë lindur me 10-të gusht”, shkruan Elvana./21Media