“Lufta tregtare dëmton ekonominë”

Deklaratë e ministrave të G20-ës

Samiti i minisrave të financave të G 20-ës në Argjentinë vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur edhe më shumë tensionet të premten duke thënë se janë të gatshme të vendosin tarifa për të gjitha importet kineze me vlerë 500 miliardë dollarë. Ministri francez i financave tha ndërkohë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të negociojnë për tregtinë me pistoletë në kokë.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e G 20-ës thanë se rreziqet ndaj rritjes ekonomike në terma afat-shkurtër dhe afat-mesëm janë rritur. Është rritur po ashtu ndjeshmëria financiare, është vështirësuar tregtia dhe janë ndezur tensionet gjeopolitike. Tregtia ndërkombëtare dhe investimet janë një motor i rëndësishëm rritjeje, thanë ministrat, duke shtuar se e pranojnë nevojën për nisjen e një dialogu dhe aksioneve për të reduktuar rreziqet dhe rritur besimin.

Samiti i G 20-ës vjen pas përshkallëzimit të luftës tregtare, javët e fundit, me Shtetet e Bashkara që hapën zjarr më 6 korrik me tarifa për 34 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze. Që nga atëherë, SHBA-ja ka përgatitur një listë tjetër me mallra kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, që do të tariforen dhe ka kërcënuar edhe me tarifa të tjera./21Media

Back to top button