Lufta tregtare SHBA-Kinë

Nisin bisedime të reja për zgjidhjen e kësaj lufte

Raundi i ri i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për të zgjidhur luftën e tyre tregtare do të fillojë sot, me takime të ndryshme gjatë ditëve në vazhdim.

Këto bisedime vijnë pas një raundi negociatash që përfundoi në Pekin javën e kaluar pa një marrëveshje, por të cilat zyrtarët i kanë cilësuar si bisedime me një progres të vazhdueshëm mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Bisedimet në një nivel më të lartë do të fillojnë të enjtën, të udhëhequra nga reprezentuesi i tregtisë amerikane Robert Lighthizer që ishte mbështetës i presionit drejtuar Kinës, si dhe zëvendës kryeministri kinez Liu He.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se sekretari i thesarit Steven Mnuchin, sekretari i tregtisë Wilbur Ross, këshilltari ekonomik Larry Kudlow dhe këshilltari tregtar Peter Navarro do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve.

Tarifat e Shteteve të Bashkuara në 200 miliardë të mallërave kineze pritet të rriten në 25% nga 10% nëse një marrëveshje nuk arrihet deri me 1 mars./21Media

Back to top button