Poezi e shkruar nga Fisnik Sykaj, huazuar nga grupi Maniakë t'poezvie në Facebook

Poezi e shkruar nga Fisnik Sykaj, huazuar nga grupi Maniakë t’poezvie në Facebook

Garë filozofike
Superiore dhe inferiore
Të fundit dhe t ‘përhershëm
Të braktisur
E mira mbi të keqen
E keqja mbi të mirën
Kudo është luftë.
Qytetarë të çdo kombi
Të drejtat themelore të njeriut janë njëlloj
Ëndrra për paqe të qëndrueshme
Sundim të moralit, paqes dhe solidaritetit
Një iluzion kalimtar që kurrë nuk arriti
Bresheri plumbash
Thirrje për paqe
Kudo është luftë.
Luftë në lindje, luftë në perëndim
Luftë në veri, luftë poshtë në jug
Thashethemet e luftës
Ne jemi të bindur në fitore./21Media