Aaron Rajman, një luftëtar i arteve marciale është vrarë gjatë një thyerje në shtëpinë e tij në Boca Raton, Florida

Aaron Rajman, një luftëtar i arteve marciale është vrarë gjatë një thyerje në shtëpinë e tij në Boca Raton, Florida

Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se disa njerëz të armatosur kanë pasur konflikt me Rajman pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij të hënën mbrëma, duke shkrepur së paku një të shtënë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Rajman i cili sapo kishte mbushur 25 vite ka vdekur të martën, shkruan rtv21.tv.

Detektivët kanë thënë për Sun Sentinel se ngjarja po trajtohet si vrasje, por momentalisht nuk ka të dyshuar apo një motiv për këtë vrasje.

Rajman ishte i famshëm pasi ishte një nga pak luftëtarët ortodoks çifutë në MMA. Ai shpeshherë ka folur në publik për religjionin e tij, megjithëse është e paqartë se a është sulmuar për atë shkak./21Media