Lugina kërkon që produkteve që eksportohen nga ajo t’i hiqet taksa prej 10%

Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës, treg të vetëm ka tregun e Kosovës, ka thënë Kamberi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesëve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës.”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kamberi gjithashtu ka thënë se prodhuesit shqiptarë të Luginës si treg të vetëm kanë tregun e Kosovës./21Media

Back to top button