Spanja do të luajë dy ndeshje gjatë këtij muaji

Spanja do të luajë dy ndeshje gjatë këtij muaji

Spanja ka shpallur listën e lojtarëve të kombëtares për miqësoren kundër Uellsit (të 11 tetorit) dhe ndeshjen kundër Anglisë për Ligën e Kombeve (15 tetor) që do të zhvillohet në stadiumin e Sevillas.

Trajneri Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy rikthimi i Kokes së Atletico Madridit, Pablo Alcacer, Marc Bartra dhe debutimi i Jonny Otto.

Jashte listës kanë mbetur emra si: Jordi Alba, Isco e Diego Costa.

Këta janë lojtarët e ftuar nga Luis Enrique.

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Pau Lopez, David De Gea.

Mbrojtës: Jose Gaya, Marcos Alonso, Raul Albiol, Nacho, Sergio Ramos, Marc Bartra, Cesar Azpilicueta, Jonny Otto

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Dani Ceballos, Thiago Alcantara, Saul Niguez, Marco Asensio

Sulmues: Alvaro Morata, Rodrigo Moreno, Suso, Iago Aspas, Paco Alcacer.