Luiza Gega nuk ndalet

Luiza Gega nuk ndalet

Atletja shqiptare, Luiza Gega zhvilloi një garë për tu harruar në kualifikueset e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Doha, duke e mbyllur garën e baterisë së tretë në vendin e 5-të.

Por pavarësisht kësaj, Gega arriti të kualifikohet në finale, pasi u rendit në mesin e gjashtë atleteve me kohën më të mirë në tre bateritë. Me kohën, 9 minuta, 28 sekonda dhe 32 të qintat, Gega u kualifikua për në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të hënën./oranews