Sulmuesi belg lavdëron Ibrahimoviç-in

Sulmuesi belg lavdëron Ibrahimoviç-in

Romelu Lukaku ka zbuluar se ka një admirim të madh për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç para derbit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Futbollistët kanë luajtur së bashku te Manchester United, para se Ibrahimoviç të kalonte te La Galaxy.

Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh”./21Media