"Djajtë e Kuq" nuk e dëshirojnë në klub

“Djajtë e Kuq” nuk e dëshirojnë në klub

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku kërkoi nga ish-bashkëlojtari i tij, Alexis Sanchez të transferohet në Inter. Sanchez është i lidhur me një kalim te gjiganti italian, pasi “Djajtë e Kuq” nuk e dëshirojnë në klub.

Mediat angleze thonë se të dy lojtarët janë stërvitur çdo ditë dhe dëshirojnë të luajnë së bashku në një ekip.

Futbollisti kilian është afër transferimit në “San Siro”, pasi tashmë është arritur marrëveshja në të cilin ai do ta ketë numrin shtatë në fanellë.