Luksemburgu do të investoj në Kosovë!

Ministri Asselborn theksoi se do t’i shohin mundësitë për të investuar në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Kelmendi theksoi të arriturat në Kosovë, sidomos ato në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, duke falënderuar Luksemburgun për gjithë përkrahjen që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi njoftoi edhe për pengesat në të cilat po hasin bizneset dhe prodhuesit në Kosovë si pasojë e mos liberalizimit të vizave, duke kërkuar ndihmën e Luksemburgut në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se është i lumtur për arritjet e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë përkrahjen edhe në të ardhmen. Ministri Asselborn theksoi po ashtu se do t’i shohin mundësitë për të investuar në Kosovë./21Media

Back to top button