Tjetër remake në muzikën shqiptare

 Tjetër remake në muzikën shqiptare

Emrat e njohur të skenës sonë, Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët.

Kënga titullohet  ‘Lule lule’ , e cila është ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit.

Këtë këngë dyshja e kanë sjellë me një vidoeklip mjaft interesant, shkruan rtv21.tv

Projekti i fundit i Dafinës është “Desole por favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani ka rreth 3 milionë klikime në Youtube.

Ndërsa, projekti i fundit i Lumit B është bashkëpunimi “Kiss Kiss” me Ledri Vulën, i publikuar më 25 qershor, i cili deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë klikime./21Media